MPJ: Xi do të diskutojë projektin e marrëdhënieve Kinë-Afrikë e Jugut me Ramaphosa
2023-08-19 14:12:28

Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping do të shkëmbejë pikëpamje me presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa mbi raportet dypalëshe si dhe çështjet ndërkombëtare e ato rajonale me interes të përbashkët dhe do të diskutojë planin për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve gjatë vizitës së tij në Afrikën e Jugut, duke injektuar një shtysë të fortë në ndërtimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta  Kinë-Afrikë e Jugut, tha të premten Ministria e Jashtme e Kinës.

Zëdhënësi i Ministrisë kineze së Punëve të Jashtme Wang Wenbin i bëri komentet në një konferencë shtypi pas një pyetjeje rreth asaj se çfarë duhet të presim nga vizita e ardhshme e presidentit Xi në Afrikën e Jugut.

Duke vënë në dukje se Afrika e Jugut është një partner strategjik gjithëpërfshirës i Kinës dhe vendi i parë afrikan që merr pjesë në bashkëpunimin "Një brez, një rrugë", Wang tha se marrëdhëniet midis dy vendeve kanë pasur një zhvillim të shpejtë me ndikim global në rritje gjatë 25 viteve të fundit që nga krijimi i marrëdhënieve diplomatike. (Çang Çuo)