CFP
Organet prokurore kineze kanë trajtuar 5800 raste në lidhje me shkeljet e sigurisë ushqimore nga platformat online në një seri operacionesh speciale në mbarë vendin gjatë tre viteve të fundit. Prokuroria e Lartë Popullit bëri të ditur se këto raste, që shtrihen nga korriku 2020 deri në qershor 2023, përfshinin vepra të tilla si operimi i platformave të palicencuara të shpërndarjes së ushqimit në internet, kryerja e aktiviteteve të biznesit përtej qëllimit të autorizuar dhe ruajtja e dobët e ushqimit gjatë shpërndarjes, citon “Xinhua”.
Prokurori Qiu Jinghui tha se në procesin e trajtimit të rasteve individuale, organet prokurore zbuluan probleme të përbashkëta në industri dhe nxitën miratimin e masave të synuara.
Prokurorët punuan gjithashtu me departamentet përkatëse administrative për të forcuar mbikëqyrjen e aksesit në treg të kompanive ushqimore në internet dhe operacionet e tyre rutinë, shtoi Qiu.
Prokurorët në vend do të nisin një fushatë për mbikëqyrjen e promovimeve dhe shitjes së ushqimeve dhe ilaçeve në fazën tjetër. (Elona)