Kufizimet tregtare të Tajvanit ndaj pjesës kontinentale, të dëmshme për kompanitë dhe banorët në të dy brigjet e ngushticës
2023-08-18 20:45:42

foto: VCG

foto: VCG

Pjesa kontinentale e Kinës mbështet masat e marra nga autoritetet përkatëse sipas hetimeve fillestare të barrierave tregtare dhe në përputhje me rregulloret përkatëse, tha të premten Zhu Fenglian, zëdhënëse e Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit të Kinës, duke paralajmëruar se kufizimet tregtare të Tajvanit janë të dëmshme për marrëdhëniet ndërmjet brigjeve të ngushticës.

Sipas hetimeve fillestare, kufizimet tregtare të Tajvanit ndaj pjesës kontinentale nuk përputhen me kërkesat e Marrëveshjes Kornizë të Bashkëpunimit Ekonomik ndërmjet Brigjeve të Ngushticës (ECFA) dhe mund të shkelin rregulloret e OBT-së për pakësimin gradual të tarifave dhe barrierave jotarifore, tha zëdhënësja.

Më parë, Ministria e Tregtisë e Kinës njoftoi rezultatet fillestare të hetimit të vet në vazhdim mbi kufizimet tregtare nga autoritetet e Tajvanit dhe i kërkoi rajonit të Tajvanit të përmbushë në mënyrë efektive angazhimet ndaj OBT-së.

foto: VCG

foto: VCG

Ndërmarrjet dhe shoqatat e biznesit nga të dyja palët që morën pjesë në hetim, u bëjnë thirrje autoriteteve të Tajvanit që të heqin masat kufizuese tregtare kundër pjesës kontinentale të Kinës sa më shpejt, tha Zhu.

Duke vënë në dukje se Partia Demokratike Progresive nuk mori masa praktike për heqjen e kufizimeve diskriminuese tregtare ndaj pjesës kontinentale të Kinës, por ka vazhduar t'i intensifikojë ato, zëdhënësja tha se produktet e përfshira në hetim u shtuan nga 2 455 kur u paraqit kërkesa, në 2509 aktualisht. (Li Huailiang/Artan)