Kina organizon punën për parandalimin dhe ndihmën lidhur me përmbytjet dhe rindërtimin pas katastrofës
2023-08-18 20:51:10

Komiteti i Përhershëm i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) mbajti të enjten një mbledhje për të studiuar dhe rregulluar punën për parandalimin dhe ndihmën lidhur me përmbytjet, si dhe restaurimin e rindërtimin pas katastrofës.

foto: VCG

foto: VCG

Presidenti kinez Xi Jinping kryesoi mbledhjen dhe mbajti një fjalim të rëndësishëm.

foto: VCG

Duke vënë në dukje se Kina është ende në sezonin kryesor të përmbytjeve, me fatkeqësi të shpeshta si stuhi, përmbytje e tajfune dhe rreziqe nga përmbytjet në disa zona të vendit, në mbledhje iu kërkua departamenteve dhe rajoneve përkatëse që ta vënë sigurinë e jetës dhe pronës së njerëzve në vend të parë dhe të bëjnë mirë punën për parandalimin dhe ndihmën lidhur me përmbytjet. (Li Huailiang/Artan)