Ekspozita e trashëgimisë kulturore jomateriale do të mbahet në Xinjiang
2023-08-17 16:50:28

CFP

CFP

Një ekspozitë e trashëgimisë kulturore jomateriale do të zhvillohet në Rajonin Autonom të Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore nga 23 deri më 27 gusht, kanë njoftuar autoritetet lokale, shkruan “Xinhua”.

Ekspozita do të shfaqë 330 projekte të trashëgimisë kulturore jomateriale dhe do të tërheqë 296 ekspozues nga Xinjiang dhe 19 rajone të tjera të nivelit provincial që ofrojnë ndihmë për Xinjiang, tha departamenti rajonal i kulturës dhe turizmit në Xinjiang.

Ekspozita, e organizuar së bashku nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe autoritetet rajonale të Xinjiang, do të mbahet në qytetin Aksu, në Xinjiang-un jugor. Veprimtaria pesëditore do të përfshijë gjithashtu aktivitete të përvojës që popullarizojnë projektet.

Kina ka zbatuar programet e "asistencës në çift" në Xinjiang që nga viti 1997, duke kanalizuar mbështetjen financiare, teknike dhe të burimeve njerëzore në fusha të ndryshme në Xinjiang nga rajone të tjera të Kinës. (Elona)