Kinë, 614 milionë udhëtime të pasagjerëve hekurudhorë që nga korriku
2023-08-17 16:58:27

CFP

CFP

Kina ka regjistruar 614 milionë udhëtime të pasagjerëve hekurudhorë nga 1 korriku deri më 15 gusht gjatë sezonit të pikut të pushimeve verore, treguan të dhënat nga “China State Railway Group Co., Ltd.”, cituar nga “Xinhua”.

Numri mesatar ditor i pasagjerëve hekurudhorë arriti në 13.47 milionë në 10 ditët e para të gushtit, duke shënuar një rritje prej 71.8 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Që nga 10 gushti, ka pasur një rritje të dukshme në volumin e udhëtimeve të pasagjerëve të kthimit, tha kompania.

Numri i pasagjerëve të transportuar nga hekurudhat në mbarë vendin arriti në afro 15.33 milionë të shtunën e kaluar, duke shënuar një rekord ditor që nga korriku, treguan të dhënat. (Elona)

CFP

CFP

CFP

CFP

CFP

CFP