Kompanitë e huaja ngritën qendra kërkimi dhe zhvillimi në Kinë në mes të bumit të inovacionit
2023-08-17 14:22:39

Vitet e fundit, shumë kompani të huaja kanë zgjedhur Kinën si vendndodhjen ideale për të vendosur qendrat e tyre të kërkimit dhe zhvillimit për të përmbushur kërkesën e madhe të tregut kinez dhe për t'i shërbyer një tregu më të madh global. Në fund të korrikut, “The Laundress”, një markë e cilësisë së lartë për kujdesin e pëlhurave e lidhur me gjigantin global të mallrave të konsumit “Unilever”, lançoi qendrën e saj të kërkimit dhe zhvillimit në Azi në komunën Tianjin të Kinës veriore.

foto: VCG

foto: VCG

Qendra e kërkimit dhe zhvillimit është brenda Parkut Industrial Unilever Tianjin, i cili synon të evidentojë efektivitetin dhe sigurinë e bazës prodhuese lokale. Falë teknologjive kryesore në prodhimin inteligjent të Kinës, shpejtësia e linjës së saj të re të prodhimit do të përmirësohet ndjeshëm dhe efikasiteti i transportit pritet të rritet me 90 përqind.

Sipas kompanisë, mbështetja gjithëpërfshirëse e zinxhirit të furnizimit lokal mund të sigurojë gjithashtu më mirë cilësinë dhe stabilitetin e produkteve nga burimi.

“Kemi pasur kërkesë të jashtëzakonshme për produktet tona në Kinë që nga lançimi në vitin 2019.

Hapja e qendrës së kërkimit dhe zhvillimit tregon përkushtimin tonë për të nxitur inovacionin lokal dhe për të përshtatur produkte që plotësojnë më mirë nevojat e klientëve në këtë treg dinamik dhe të lulëzuar”,- tha Clemens Herrmann, drejtori ekzekutiv i “The Laundress”.

Ndërsa sektorët përkatës të industrisë zhvillohen me shpejtësi në Kinë, “Unilever” nuk është i vetmi që ka kalua në prodhim të lokalizuar duke shfrytëzuar avantazhin e prodhimit inteligjent të Kinës.

Gjiganti global i industrisë së ftohjes, “Danfoss”, është një strukturë e avancuar dhe e madhe e kompresorëve me rrotullime, me qendër testimi në Tianjin. Të montuara në tavan dhe mure, pykat e shumta anekoike i japin dhomës një zhurmë të ulët të ambientit të mbushur me një atmosferë mahnitëse.

Në qendër të një dhome testimi, një kompresor bën punën kryesore, me mbi 10 sensorë zbulimi të pozicionuar lart për të kapur sinjale akustike nga kënde të shumta, ndërsa qendra e kontrollit merr dhe shfaq të dhënat e zhurmës së kompresorit në kohë reale.

“Qendra e kërkimit dhe zhvillimit kryen dhjetëra projekte çdo vit. Teknologjitë dhe zgjidhjet e testuara dhe të vërtetuara do të gjejnë aplikime të përhapura në shumë sektorë, si ajri i kondicionuar, qendrat e të dhënave, zinxhiri i ftohtë dhe ruajtja e energjisë”,- tha Duan Chenjun, kreu i qendrës.

foto: VCG

foto: VCG

Arthur Xu, president i “Danfoss China”, tha se është e rëndësishme që grupi të kalojë nga prodhimi te krijimi në Kinë, gjë që pasqyron besimin e kompanisë në zhvillimin e gjelbër të Kinës dhe perspektivat afatgjata në ekonominë kineze.

Gjatë 27 viteve të fundit, “Danfoss” ka ngritur 12 fabrika dhe 26 lokacione shitjesh në Kinë, tregu i dytë më i madh i kompanisë dhe burimi më i madh për prokurimet. Në vitin 2022, vëllimi i shitjeve të kompanisë në Kinë arriti në rreth 10 miliardë juanë (1.4 miliardë dollarë).

Prodhuesi gjerman i makinave “Volkswagen Group” krijoi në maj një kompani teknologjike me një investim total prej rreth 1 miliard euro (1.1 miliardë dollarë) në Hefei, kryeqendra e provincës Anhui të Kinës lindore, si qendra e saj e kërkimit dhe zhvillimit, inovacionit dhe prokurimit për automjetet me energji të re dhe inteligjente dhe automjetet e lidhura.

Në mars, ofruesi global i teknologjisë së ujit “Xylem” vuri në funksion qendrën e tij të kërkimit dhe zhvillimit në Kinë, ndërsa shumëkombëshja franceze “Schneider Electric” startoi qendrën e saj të kërkimit dhe zhvillimit të automatizimit në Wuxi, në provincën Jiangsu. Në maj, në Shangai u hap një zyrë e re e projektimit të makinave “Volvo”, midis tre studiove të projektimit në të gjithë globin.

foto: VCG

foto: VCG

Në të kaluarën, investimet e huaja në Kinë synonin potencialin masiv të tregut kinez të konsumit, por gjithnjë e më shumë investitorë të huaj po ndërtojnë qendra kërkimi dhe zhvillimi në Kinë, duke dëshmuar për aftësinë e njohur të inovacionit të vendit. Shumë kompani shumëkombëshe janë përpjekur të konsolidojnë aftësitë e tyre të biznesit dhe të kapin iniciativën për të fituar zhvillim mbarëbotëror me ndihmën e aftësisë së inovacionit mes industrisë universitare dhe kërkimore të Kinës dhe talentit të larmishëm industrial.

Hu Xiao, zv.drejtor i “Schneider Electric”, tha se me më shumë talent industrial, qendra e kërkimit dhe zhvillimit të kompanisë e ndërtuar në Wuxi mund të përmbushë më mirë nevojat e konsumatorëve kinezë dhe, ndërkohë, t'i shërbejë një tregu më të madh global me një organizatë inovative më impenjuese dhe një aftësi më e fortë për inovacion bashkëpunues lokal.

Që nga fillimi i këtij viti, Kina ka forcuar më tej përpjekjet për tërheqjen e investimeve të huaja duke iniciuar një sërë aktivitetesh për promovimin e biznesit.

Zv.ministri i Tregtisë, Chen Chunjiang, tha se qendrat e kërkimit dhe zhvillimit të financuara nga jashtë janë pjesë e rëndësishme e sistemit të inovacionit shkencor dhe teknologjik të Kinës, i cili ka dhënë kontribut pozitiv në futjen e teknologjive ndërkombëtare të avancuara dhe talenteve të nivelit të lartë, përmirësimin e industrisë dhe kapacitetet inovative shkencore dhe teknologjike, si dhe promovimin e zhvillimit të shpejtë të zinxhirëve globalë industrialë dhe të inovacionit.