Çmimet e shtëpive në Kinë shënuan rënie në korrik
2023-08-17 16:12:10
CFP
Muajin e kaluar, 20 nga 70 qytete të mëdha dhe të mesme në Kinës regjistruan rritje muaj pas muaji në çmimet e shtëpive të reja, nga 31 në qershor, citon “Xinhua” të dhënat e Zyrës Kombëtare të Statistikave.
Ndërkohë, gjashtë qytete dëshmuan çmime më të larta të rishitjes së shtëpive, nga shtatë në qershor.
Çmimet e shtëpive në katër qytete të nivelit të parë - Pekin, Shangai, Guangzhou dhe Shenzhen - qëndruan në të njëjtin nivel në korrik për të dytin muaj radhazi.
Në 31 qytete të nivelit të dytë, çmimet e shtëpive të reja ranë me 0.2 për qind nga qershori, ndërsa çmimet e banesave të reja në 35 qytete të nivelit të tretë u ulën me 0.3 për qind. (Elona)
Lajmet Kryesore