Foto nga VCG
Tregtia e jashtme e provincës Henan të Kinës qendrore arriti në 440.18 miliardë juanë (rreth 61.33 miliardë dollarë amerikanë) në shtatë muajt e parë të vitit 2023. Autoritetet doganore në Zhengzhou, kryeqendra e provincës, thanë se eksportet e provincës u rritën në 291.37 miliardë juanë, 3.2 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa importet e saj arritën në 148.81 miliardë juanë, citon “Xinhua”.
Nga janari deri në korrik, Shtetet e Bashkuara, Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore, Bashkimi Evropian dhe Republika e Koresë mbetën katër partnerët kryesorë tregtarë të Henanit.
Gjatë të njëjtës periudhë, tregtia e Henanit me vendet anëtare të Partneritetit Gjithëpërfshirës Ekonomik Rajonal (RCEP) arriti në 132.33 miliardë juanë, një rritje prej 2.8 për qind. Provinca gjithashtu regjistroi rritje në tregtinë e saj të jashtme me vendet përgjatë nismës “Një brez, një rrugë” me 10.8 për qind në 133.77 miliardë juanë. (Elona)