Kina forcon kanalet e komunikimit me kompanitë e huaja
2023-08-15 15:53:31

CFP

CFP

Ndërsa Kina vazhdon të lehtësojë komunikimin midis qeverisë dhe ndërmarrjeve të investuara nga jashtë, kompanitë ndërkombëtare po shohin përfitime të prekshme dhe po tregojnë më shumë besim në perspektivat e tyre të zhvillimit në Kinë, shkruan “Xinhua”.

Në maj 2022, Këshilli i Kinës për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare (CCPIT) krijoi grupet e punës për t'i shërbyer nevojave të ndërmarrjeve të huaja që operojnë në Kinë.

Duke luajtur një rol jetik në komunikim dhe koordinim, grupet e punës kanë nxitur departamentet përkatëse të qeverisë t'i përgjigjen ose të zgjidhin më shumë se 5700 ankesa nga kompani të huaja që operojnë në Kinë.

Dhoma e Tregtisë e Bashkimit Evropian në Kinë bëri të ditur se shoqata ka mbajtur komunikim të ngushtë me personelin nga grupet e punës dhe ka marrë mbështetje të gjerë në zgjerimin e politikave preferenciale për të huajt për të marrë subvencione.

Një sondazh i kryer në fillim të këtij viti zbuloi se shumica dërrmuese e kompanive të financuara nga jashtë që operojnë në Kinë ishin të kënaqura me mjedisin e biznesit të vendit.

Gati 90 për qind e ndërmarrjeve të anketuara të financuara nga jashtë shprehën kënaqësinë me mjedisin e biznesit në lidhje me aksesin në treg, pagesat e taksave, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe promovimin e konkurrencës së tregut në Kinë. (Fatosi)

CFP

CFP