Xi, mesazh urimi për 75-vjetorin e krijimit të qeverisë së Koresë së Jugut
2023-08-15 13:57:57

foto nga CFP

foto nga CFP

Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të martën një mesazh urimi homologut të tij të Koresë së Jugut Yoon Seok-youl, me rastin e 75-vjetorit të krijimit të qeverisë së këtij vendi. 

Xi vuri në dukje se Kina dhe Koreja e Jugut janë vende fqinje të rëndësishme dhe partnere bashkëpunimi. Gjatë 31 vjetëve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, me përpjekjet e të dy palëve, lidhjet kino-koreanojugore kanë pasur përparim të vazhdueshëm, duke u sjellë shumë përfitime të dy popujve.

"Unë u kushtoj rëndësi të madhe marrëdhënieve kino-koreanojugore dhe jam i gatshëm të përpiqem bashkë me presidentin Yoon Seok-youl për nxitjen e zhvillimit të shëndetshëm të marrëdhënieve dypalëshe, për shtimin e interesave të përbashkët dhe mbrojtjen e paqes, qëndrueshmërisë, zhvillimit e lulëzimit rajonal," theksoi Xi në mesazhin e urimit. (Wang Lei/ Artan)