CFP
Autoritetet kineze të dielën mbajtën një konferencë video për të diskutuar situatën e krijuar nga përmbytjet për shkak të reshjeve të dendura të shiut, katastrofën gjeologjike në vend, si dhe ndikimet e mundshme të shkaktuara nga tajfunët, njofton “Xinhua”.
Në takim u theksuan masat për të mbrojtur nga përmbytjet dhe tajfunët, veçanërisht në Tianjin, Liaoning, Chongqing dhe Shaanxi.
Nivelet e ujit në disa zona të lumit Songhua janë ende përtej shenjave paralajmëruese, ndërsa një situatë përmbytjeje vazhdon të ekzistojë në pellgun e lumit Haihe, u vu në dukje në takim.
Në takim iu kërkua provincave të prekura që të rritin forcat e patrullës, mbrojtjes dhe shpëtimit të emergjencës, të hetojnë dhe të eliminojnë shkencërisht rreziqet dhe të shpejtojnë restaurimin e argjinaturave.
CFP
Kina ka mbajtur një reagim të emergjencës në nivelin II ndaj përmbytjes në Tianjin, një reagim emergjent të nivelit III ndaj përmbytjes në Pekin, Hebei, Heilongjiang dhe Jilin, si dhe një reagim të emergjencës në nivelin IV si për përmbytjet dhe tajfunet.
Ekipet e punës të dërguara në fazat e hershme do të vazhdojnë të ndihmojnë me masat e parandalimit të përmbytjes lokale dhe tajfunit në zonat e lartpërmendura. (Fatosi)