Kina rifillon udhëtimet në grup në mbi 70 vende
2023-08-11 18:25:40

CFP

CFP

Autoritetet kineze njoftuan të enjten rifillimin e udhëtimeve në grup në 78 vende, duke përfshirë destinacionet e njohura të udhëtimit si Japonia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Australia.

Njoftimi ka nxitur një interes të shtuar të njerëzve që duan të informohen pranë agjencive të udhëtimit për destinacionet e tureve.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit bëri të ditur përmes një njoftimi se duke filluar nga e enjtja rinisin shërbimet e udhëtimit në grup për jashtë vendit, të ofruara nga agjencitë e udhëtimit dhe kompanitë e udhëtimit online, shkruan “China Daily”.

Që nga shkurti, ministria ka rifilluar udhëtimet në grup në 60 vende. Me rinisjen e udhëtimeve në grup për qytetarët kinezë, tregu i përgjithshëm i turizmit jashtë vendit ka mbetur i qëndrueshëm dhe i rregullt, duke luajtur një rol pozitiv në shkëmbimin dhe bashkëpunimin turistik, thuhet në njoftim.

Kina kishte tregun më të madh të turizmit jashtë vendit në botë në vitin 2019 para epidemisë së Covid-19, me 169 milionë udhëtime të kryera atë vit, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave. (Irma)