Numri i pikave të karikimit në Kinë u rrit mbi 40 për qind në korrik
2023-08-11 18:02:54

CFP

CFP

Numri i pikave publike të karikimit në Kinë, gjatë korrikut, u rrit me 40.4 për qind në bazë vjetore, treguan të enjten të dhënat nga Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automobilave, cituar nga “Xinhua”.

Nga gushti 2022 deri në korrik të këtij viti, mesatarisht në vend u shtuan çdo muaj 53.000 pika publike karikimi.

Vitet e fundit, Kina ka përmirësuar rrjetin e saj të infrastrukturës së karikimit për të përmbushur më mirë kërkesën publike.

Sipas të dhënave nga Ministria e Transportit, gati 90 për qind e zonave të shërbimit të autostradave në Kinë kishin instaluar pika karikimi deri në fund të qershorit. (Irma)

CFP

CFP