Autoritetet e trafikut në Kinë, shërbime në zonat e goditura nga përmbytjet
2023-08-11 16:13:57

CFP

CFP

Ministria e Sigurisë Publike në Kinë u bëri thirrje departamenteve të menaxhimit të trafikut në rajonet e prekura nga përmbytjet në të gjithë vendin që të marrin masa për të siguruar shërbimet e trafikut dhe për të ndihmuar rifillimin e jetës normale, shkruan “Xinhua”.

Në zonat e goditura fort në Pekin dhe provincës Hebei, autoritetet e menaxhimit të trafikut duhet të krijojnë qendra të përkohshme shërbimi për detyra si regjistrimi i automjeteve, lëshimi i licencës dhe trajtimi i aksidenteve të trafikut, njoftoi ministria, duke shtuar se duhet të ketë një përpjekje të shpejtë për të rivendosur këto shërbime për funksionimin normal të punës.

CFP

CFP

Për shkak të një rritje të konsiderueshme të kërkesës për shërbime të tilla si zëvendësimi i targave të automjeteve dhe trajtimi i dëmtimit të automjeteve pas përmbytjeve, autoritetet lokale të trafikut duhet të thjeshtojnë procedurat e shërbimit dhe të jenë të përgatitur për të zgjatur orarin e punës sipas nevojës. Qendra përgjegjëse për trajtimin e pretendimeve të lidhura me dëmet është udhëzuar që të rifillojë funksionimin e saj sa më shpejt të jetë e mundur. Ministria u ka kërkuar gjithashtu autoriteteve lokale të trafikut të promovojnë përdorimin e platformave online për shërbime si zëvendësimi i targave. (Irma)

CFP

CFP