700 udhëtime me tren mallrash Kinë-Evropë në Shanxi që nga viti 2017
2023-08-10 17:55:24

CFP

CFP

Në provincën Shanxi të Kinës veriore janë kryer 700 udhëtime me tren mallrash Kinë-Evropë që nga fillimi i shërbimit në vitin 2017, thanë autoritetet lokale.

Treni i 700-të i mallrave, i ngarkuar me sende qeramike, goma makinash, pajisje tubash dhe produkte qelqi, u nis nga parku logjistik Zhongding në Shanxi më 5 gusht, sipas “China Railway Taiyuan Group Co., Ltd”, citon “Xinhua”.

Treni, që mban 77 kontejnerë me një vëllim total ngarkesash prej rreth 1814 tonë, do të kalojë përmes portit Horgos në Rajonin Autonom të Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore dhe do të arrijë në vendet e destinacionit, duke përfshirë Kazakistanin, në rreth 10 ditë.

CFP

CFP

Që nga viti 2017, nga Shanxi janë nisur 10 linja trenash mallrash Kinë-Evropë që lidhin 13 vende përgjatë vendeve të nismës “Një brez, një rrugë”.

Ndërsa provinca vazhdon të zgjerojë shtrirjen e saj të nivelit të lartë, kategoritë e mallrave të eksportuara nëpërmjet trenave të mallrave Kinë-Evropë janë zgjeruar gradualisht nga artikujt fillestarë si rrota, çelik inoks dhe module fotovoltaike diellore në një sërë kategorish, duke përfshirë ilaçet, qeramika, qelqe dhe produkte të tjera specialiteti vendas.(Elona)