CFP
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kinë vazhduan vrullin e rimëkëmbjes në korrik, mes forcimit të mbështetjes politike për ekonominë private dhe investimet, citon “Xinhua” të dhënat nga Shoqata Kineze e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme. Indeksi i zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme u rrit me 0.2 pikë në 89.3 muajin e kaluar.
Nënindekset për sektorin e pasurive të paluajtshme dhe të shërbimeve sociale u rritën me 0.3 pikë muajin e kaluar, duke shënuar rritjet më të ndjeshme midis të gjithë sektorëve të ndjekur.
Nënindekset për sektorët e industrisë, transportit, shërbimeve postare, magazinimit dhe hotelerisë u rritën me nga 0.2 pikë.
Nënindeksi për sektorët e transmetimit të informacionit, shërbimeve kompjuterike dhe softuerëve u rrit me 0.1 pikë muajin e kaluar.
Nënindekset për sektorin e ndërtimit dhe atë të shitjes me shumicë, duke kundërshtuar prirjen rritëse, ranë me 0.1 pikë gjatë periudhës, sipas shoqatës.
Në Kinë, më shumë se 90 për qind e kompanive janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe mbi 90 për qind e tyre janë kompani private.
CFP
Sektori privat kontribuon afërsisht me 50 për qind të të ardhurave tatimore të Kinës, 60 për qind të PBB-së së saj, 70 për qind të inovacionit të saj teknologjik dhe përbën 80 për qind të punësimit urban.
Për të ofruar një mjedis të përmirësuar për ekonominë private, Kina do të punojë për të hequr barrierat në aksesin në treg dhe do të zbatojë plotësisht politikat dhe mekanizmat për konkurrencë të ndershme, deklaroi në korrik Li Chunlin, nënkryetari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës. (Elona)
CFP