Kinezja “EVE Energy” ndërton një objekt të ri prodhimi në Malajzi
2023-08-09 16:58:44

 Foto nga Ministria e Jashtme e Kinës

Prodhuesi global i baterive të litiumit me bazë në Kinë, “EVE Energy”, organizoi një ceremoni përuruese për objektin e ri të prodhimit në Kedah, Malajzi, me një investim fillestar prej 422 milionë dollarësh amerikanë.

Në një deklaratë të përbashkët, kompania dhe Autoriteti Malajzian i Zhvillimit të Investimeve (MIDA) bënë të ditur se objekti i ri i prodhimit, i cili do të jetë i 53-ti i “EVE”, do të fokusohet në prodhimin e baterive cilindrike të litium-jonit për të mbështetur mjetet elektrike dhe mjetet elektrike me dy rrota që prodhohen në vend dhe në të gjithë Azinë Juglindore, shkruan “Xinhua”.

Drejtori i “EVE Energy Malaysia”, Joe Chen, tha se duke u mbështetur në avantazhet e brendshme të kompanisë dhe përvojën operacionale, firma do të ndërtojë një bazë të prodhimit të baterive në Malajzi për të mbështetur prodhimin e mjeteve elektrike me dy rrota dhe mjeteve elektrike në Malajzi.

“Ky është një moment historik i rëndësishëm për “EVE” për të zgjeruar bizneset globale, për të rritur konkurrencën gjithëpërfshirëse dhe për të rritur më tej pjesën tonë të tregut global. Dhe më e rëndësishmja, për të na lejuar të kontribuojmë në zhvillimin e ekosistemit të energjisë elektrike në Malajzi”,- tha Chen.

Zëvendësshefja ekzekutive e MIDA, Lim Bee Vian, tha se ky investim shënon një moment historik vendimtar, që hap rrugën për më shumë kompani për të investuar në Malajzi në industrinë e automjeteve elektrike dhe ekosistemet e saj.

Sipas saj, duke bashkëpunuar me liderët e industrisë si “EVE”, mund të nxitet një mjedis inovacioni dhe përparimi teknologjik.

“Duke themeluar këtë fabrikë të prodhimit të baterive cilindrike në Malajzi, ne demonstrojmë përkushtimin tonë ndaj konkurrencës në tregun ndërkombëtar”,- tha Lim.

Ajo theksoi se ekosistemi i fuqishëm i Malajzisë, i mbështetur nga kërkimi dhe zhvillimi i fortë, pajisjet e standardeve dhe një nënsektor i lulëzuar i komponentëve, e pozicionon vendin për t'u kujdesur për të gjithë zinxhirin e vlerës së mjeteve elektrike. (Elona)