Pekini do të mbajë një seminar ndërkombëtar për studimet tibetiane
2023-08-09 15:03:29

CFP

CFP

Një seminar ndërkombëtar mbi studimet tibetiane do të mbahet në Pekin në mes të gushtit. Seminari, i shtati i këtij lloji që nga viti 1991, është planifikuar nga 14-16 gusht dhe do të ndiqet nga mbi 300 studiues nga Kina dhe jashtë saj, sipas Qendrës Kërkimore të Tibetologjisë së Kinës, citon “Xinhua”.

Ngjarja do të mbulojë tema të ndryshme, si arsimi, budizmi tibetian, transformimi dhe ndryshimi shoqëror, si dhe arkitektura dhe kushtet e jetesës në Pllajën Qinghai-Tibet.

“Si një nga ngjarjet më të mëdha akademike ndërkombëtare në studimet tibetiane, seminari është një platformë e rëndësishme për akademikët në tibetologji brenda dhe jashtë vendit për të shfaqur gjetjet më të fundit të kërkimit dhe për të thelluar shkëmbimet dhe bashkëpunimin”, deklaroi një zyrtar i Qendrës Kërkimore. (Elona)

CFP

CFP

CFP

CFP