Shitjet e mjeteve me energji të re në Kinë u rritën me 31.9 për qind në korrik
2023-08-09 16:37:11

CFP

CFP

Shitjet me pakicë të automjeteve me energji të re (NEV) në Kinë u rritën me 31.9 për qind në bazë vjetore në korrik, treguan të martën të dhënat nga Shoqata e Makinave të Pasagjerëve të Kinës, cituar nga “Xinhua”.

Një total prej 641.000 NEV u shitën në Kinë muajin e kaluar. Megjithatë, shifra përfaqësonte një rënie në bazë mujore prej 3.6 për qind.

Tregu i automjeteve me energji të re në Kinë vazhdoi të shohë një rritje të konsiderueshme, pasi shitjet totale me pakicë të NEV-ve u rritën me 36.3 për qind në bazë vjetore në 3.73 milionë njësi që nga fillimi i vitit.

Të dhënat tregojnë se shitjet me pakicë të automjeteve të pasagjerëve arritën në 1.78 milionë njësi në korrik, duke shënuar nivelin e dytë më të lartë në histori. (Elona)