CFP
CFP
Në gjysmën e parë të vitit, vlera e eksportit të produkteve bujqësore në provincën Yunnan të Kinës jugperëndimore tejkaloi 6.8 miliardë juanë (rreth 952.6 milionë dollarë amerikanë), duke u renditur e para në rajonin perëndimor të Kinës, citon “Xinhua” Doganën e Kunming.
Gjatë kësaj periudhe, vlera e eksportit të luleve të freskëta dhe kafesë u rendit në krye.
Vlera e eksportit të frutave dhe perimeve nga Yunnan renditet përkatësisht e treta dhe e katërta në Kinë dhe destinacionet e eksportit ishin kryesisht vendet e ASEAN-it, sipas autoriteteve doganore.
Në tremujorin e parë të vitit, Yunnan u rendit i pari në vend për sa i përket kohës së përgjithshme të zhdoganimit të eksporteve.
Sipas autoriteteve doganore, do të hulumtohen më shumë masa për të përmirësuar efikasitetin e eksportit, si ngritja e kalimeve të gjelbra për produktet bujqësore dhe ofrimi i udhëzimeve profesionale për sipërmarrjet. (Fatosi)