Prezantohen detajet e anijes së parë sulmuese amfibe të Kinës
2023-08-08 15:24:02
CFP
Kapiteni i anijes së parë sulmuese amfibe të Kinës “Hainan”, Zhang Meiyu, prezantoi detajet e anijes luftarake, njofton “CGTN”.
Luftanija “Hainan” mund të luajë role të ndryshme në operacionet ushtarake amfibe, tha kapiteni.
Anija mund të mbajë dhjetëra helikopterë dhe qindra trupa. Ajo iu dorëzua Marinës së Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës më 23 prill 2021 në provincën jugore të ishullit kinez Hainan.
Anija ka një sipërfaqe sa 20 fusha basketbolli. (Fatosi)
CFP
CFP
Lajmet Kryesore