Foto nga VCG
Në një inspektim në provincën Hebei të hënën, zv.kryeministri kinez Zhang Guoqing bëri thirrje për të forcuar punët e ndihmës dhe rindërtimit pas fatkeqësisë, me synim që të ndihmohen krahinat e prekura nga përmbytjet të kthehen sa më parë në gjendje normale.
Zhang bëri një vizitë në strehat e përkohshme në Zhuozhou, një ndër zonat më të prekura në Hebei, dhe inspektoi punët e risistemimit të banorëve dhe pastrimit të rrugëve, si dhe të furnizimit me ujë, energji dhe sende të përdorimit të përditshëm.
Foto nga VCG
Sipas tij, me përmirësimin e gjendjes së përmbytjeve, autoritetet vendore duhet të qëndrojnë në gatishmëri dhe të vazhdojnë të përmirësojnë kontrollin e digave dhe reagimin emergjent, duke parandaluar fatkeqësitë dytësore, si rrëshqitjet e dheut.
Reshjet e dendura dhe përmbytjet kanë shkaktuar humbje të mëdha në Kinën Veriore dhe Verilindore gjatë javëve të fundit. Deri tani, të dhënat nga kompanitë e sigurimeve tregojnë që kërkesat për kompensime për dëmtimin e makinave dhe humbjet e të korrave kanë arritur në 6.24 miliardë juanë dhe këto kompani kanë paguar gjithsej 264 milionë juanë deri tani.
Foto nga VCG
Punonjës shpëtimi, pajisje dhe automjete u dërguan në zonat e goditura nga përmbytjet, për të ndihmuar në përforcimin e brigjeve të lumenjve, rregullimin e rrugëve, zhvendosjen e banorëve dhe rivendosjen e strukturave të energjisë dhe komunikimit.
Ministria e Financave dhe Ministria e Menaxhimit të Emergjencave e Kinës bënë të ditur që deri të dielën, qeveria qendrore ka ofruar 520 milionë juanë nga fondi qendror i zbutjes së fatkeqësive. (Jiang Lei)