CFP
Studiuesit nga Universiteti i Pekinit të Kinës kanë gjetur një efekt të ri të mundshëm të ilaçeve për përmirësimin e trajtimit të diabetit, njofton “Xinhua”.
Sipas studiuesve, “Bacteroides spp. dipeptidil peptidaza mikrobike 4” (DPP4) nga mikrobiota e zorrëve besohet të jetë një terapi me rëndësi për menaxhimin e diabetit të tipit 2.
DPP4 mund të degradojë glukagonin dhe të kontribuojë në kompromentimin e homeostazës së glukozës, siç tregohet në studimin e përbashkët nga Qendra e Shkencave Shëndetësore të Universitetit të Pekinit, Spitali i Tretë Universitar i Pekinit dhe Kolegji i Kimisë dhe Inxhinierisë Molekulare të Universitetit të Pekinit.
Studiuesit zbuluan gjithashtu se pasurimi i peptidazës në trupin e pritësit do të zvogëlojë ndjeshëm efikasitetin klinik të Sitagliptin, një ilaç i përdorur zakonisht për trajtimin e diabetit, pasi Sitagliptin nuk mund të frenojë në mënyrë efektive aktivitetin e DPP4.
Studiuesit po kërkojnë metoda për të penguar aktivitetin enzimë të DPP4, e cila ka potencialin për të rritur efikasitetin e medikamenteve ekzistuese dhe madje edhe për të zbuluar qasje të reja trajtimi.
Zbulimi pritet të ketë implikime të rëndësishme për të kuptuar më tej patogjenezën e diabetit dhe për rritjen e efikasitetit të trajtimeve të lidhura me ilaçet, sipas studimit.
Hulumtimi u publikua në revistënm “Science”. (Fatosi)