Zona e Madhe e Gjirit planifikon trenin me shpejtësi 650 km/orë
2023-08-08 15:10:25

CFP

CFP

Qyteti i Guangzhou, Shenzhen dhe Rajoni i Posaçëm i Hong Kongut po planifikojnë një linjë treni me shpejtësi të lartë të projektuar prej 650/orë, deklaroi një ekspert në një forum të mbajtur në Guanghzou, në provincën Guangdong, njofton “China Daily”.

Plani synon një rrugë rreth 30 minuta mes tre qyteteve dhe një rreth 40 minuta mes qyteteve të tjera të Zonës së Madhe të Gjirit, tha Chen Xiangsheng, akademik në Akademinë Kineze të Inxhinierisë dhe dekan i Kolegjit të Inxhinierisë Civile dhe Transportit në Universitetin Shenzhen, në provincën Guangdong, raportoi “Guangzhou Daily”.

Sipas tij, fluksi i pasagjerëve në Guangzhou-Shenzhen-Hong Kong pritet të arrijë në 260 milionë njerëz deri në vitin 2035, ndaj një projekt i ri me shpejtësi të lartë është një domosdoshmëri për këtë zonë.

Akademiku prezantoi katër opsione për linjën e shpejtësisë së lartë të Zonës së Madhe të Gjirit, me stacionet e nisjes në Guangzhou duke përfshirë Guangzhoudong, Zhujiang dhe Guangzhou.

CFP

CFP

“Promovimi i transportit inteligjent dhe realizimi i transportit të përshtatshëm, efikas, të sigurt dhe ekonomik për të mbështetur ndërtimin e Zonës së Madhe të Gjirit janë në përputhje me kërkesat e zhvillimit ekonomik me cilësi të lartë dhe ndërtimit të një zone të Gjirit të klasit botëror”,- shtoi akademiku. (Fatosi)