Kina u kërkon Filipineve që të largojnë anijen e saj të bllokuar ilegalisht nga Ren'ai Jiao
2023-08-08 11:49:21
CFP
Kina i kërkon palës filipinase të respektojë angazhimin e saj dhe të largojë anijen e saj të bllokuar ilegalisht nga Ren'ai Jiao, deklaroi një zëdhënës i Rojës Bregdetare të Kinës, njofton “CGTN”.
Filipinet dërguan dy anije në ujërat e Ren'ai Jiao pa autorizim të shtunën, megjithë tërheqjen e vëmendjes dhe paralajmërimet e përsëritura të Kinës.
Në përputhje me ligjin, anijet e Rojës Bregdetare kineze morën masa për të shmangur një përplasje, shtoi zëdhënësi. (Fatosi)
Lajmet Kryesore