CFP
Një linjë ajrore kineze ka filluar një shërbim të ri interneti, duke e bërë atë të parën në Kinë që ofron shërbim Wi-Fi gjatë fluturimit nën 3000 metra, njofton “CGTN”.
Me nisjen e shërbimeve, pasagjerët mund të përdorin telefona celularë dhe pajisje të tjera elektronike portative për të hyrë në internet.
“China Southern Airlines” (CSA) do të ofrojë shërbimin e internetit kur një avion është në një lartësi mbi 3000 metra. Por shërbimi nuk mund të ofrohej kënaqshëm kur avioni ngrihet apo ulet dhe kur pasagjerët kanë një kërkesë të madhe për akses në internet.
Linja ajrore ka përmirësuar shërbimet e saj ajër-tokë në 21 avionë dhe ka testuar internetin.
“CNS” bëri të ditur se përvoja e internetit është e mirë, por nuk përmendi nëse ka një kosto, nëse varet nga gjatësia e udhëtimit ose itinerarit dhe shpejtësia e shkarkimit që mund të presin pasagjerët. (Fatosi)
CFP