Udhëtimet e pasagjerëve në Kinë u rritën me 56.3 për qind në gjysmën e parë të vitit
2023-08-07 17:10:45
CFP
CFP
Udhëtimet e pasagjerëve në Kinë u rritën me 56.3 për qind në bazë vjetore në 4.32 miliardë në gjysmën e parë të vitit, treguan të dhënat nga Ministria e Transportit, njofton “Xinhua”.
Sipas ministrisë, udhëtimet e pasagjerëve përmes transportit rrugor arritën në 2.14 miliardë gjatë kësaj periudhe, duke u rritur 18.6 për qind në bazë vjetore.
Udhëtimet e pasagjerëve të kryera përmes rrugëve ujore u rritën 146.8 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar në 120 milionë.
Gjatë të njëjtës periudhë, udhëtimet e pasagjerëve duke përdorur transportin urban të Kinës arritën në 45.42 miliardë, 15 për qind më shumë se viti i kaluar, zbuluan të dhënat. (Fatosi)
CFP
CFP
Lajmet Kryesore