Ekipi kinez i ndihmës mjekësore niset për në Laos
2023-08-06 17:08:38

Foto nga China Daily

Një ekip kinez i ndihmës mjekësore u largua të premten nga Rajoni Autonom Guangxi Zhuang i Kinës jugore për në Laos, për një mision dymujor ndihme për kirurgjinë oftalmike, bëri të ditur “Xinhua”.

Ekipi përbëhet nga katër mjekë dhe katër infermierë nga një spital prestigjioz në Guangxi. Ata pritet të kryejnë operacione falas të kataraktit për pacientët lokalë dhe të ndihmojnë në trajnimin e mjekëve lokalë të syrit.

Misioni organizohet bashkërisht nga Komisioni rajonal i Shëndetësisë në Guangxi dhe Ministria e Shëndetësisë e Laosit.

Që nga nisja e misionit në shtator 2022, Guangxi ka dërguar 26 punonjës mjekësorë në tre grupe dhe ka kryer 1834 operacione falas të kataraktit në Laos. (Irma)