Provinca kineze Hebei zhvendos mbi 1.2 milionë persona për shkak të shirave të dendur
2023-08-04 11:29:19

Foto nga VCG

Provinca Hebei në Kinën veriore zhvendosi mbi 1.2 milionë persona deri mëngjesin e të enjtes, për shkak të reshjeve të dendura të shiut gjatë ditëve të fundit, thanë autoritetet lokale, citon “Xinhua”.

Midis të zhvendosurve, 857.200 janë nga zonat për ruajtjen dhe ndalimin e përmbytjeve në provincë.

Prej ndikimit të tajfunit “Doksuri”, shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur shumicën e pjesëve të Hebeit, me reshjet mesatare në provincë që kalojnë 146 milimetra.

Deri më tani, Hebei ka dërguar më shumë se 4700 ekipe shpëtimi të përbërë nga mbi 100.000 persona për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit dhe ndihmës. (Irma)