Sllovakia pajiset me radarin e mbikëqyrjes ajrore nga Gjermania
2023-08-03 10:57:32

Foto nga VCG

Sllovakia, një anëtare e NATO-s e vendosur në krahun lindor të aleancës së mbrojtjes, do të marrë radarin e parë të mbikëqyrjes ajrore nga forcat e armatosura gjermane.

“Sistemi pritet të mbërrijë në destinacionin e tij në Nitra në Sllovakinë Perëndimore”, - deklaroi një zëdhënës i Forcave Ajrore gjermane.

Dorëzimi i sistemit të radarit është pjesë e një furnizimi gjithëpërfshirës të komponentëve të mbrojtjes ajrore në Sllovaki, shkruan “ATSH”.

Pala gjermane planifikon gjithashtu të dërgojë mbrojtjen ajrore Mantis në Sllovaki. (Elona)