CMG-ja fillon sezonin e programeve artistike, duke theksuar lidhjen e pjesës kontinentale me Hong-Kongun
2023-08-03 11:28:36

Foto nga CMG

Grupi Mediatik i Kinës (CMG) nisi të mërkurën një sezon programesh dhe dokumentarësh artistikë me titull "Arti kinez shkëlqen me dritë të re në Hong-Kong", për të theksuar dhe forcuar lidhjet kulturore dhe njerëzore ndërmjet Kinës kontinentale dhe Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut (HKSAR).

Sezoni shfaqet nga kanali i dokumentarëve i CGTN-it dhe përmban mbi 30 prodhime të ndryshme, duke e njohur botën me kulturën tradicionale kineze nga pozita unike e HKSAR si një derë e shkëmbimeve kulturore ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit.

Duke vënë në dukje gjatë videofjalimit të vet në ceremoni që këto programe artistike trajtojnë mjeshtrit kinezë të fushave të ndryshme të artit dhe vepra arti cilësore, kryeekzekutivi i HKSAR-it John Lee tha se sezoni do t'i ndihmojë banorët e Hong-Kongut të kuptojnë më mirë kulturën dhe zakonet tradicionale kineze, duke forcuar kështu lidhjen e tyre me atdheun.

Presidenti i CMG-së Shen Haixiong tha në veprimtarinë e nisjes se programet artistike mund t'i ndihmojnë banorët e HKSAR-it ta njohin më tej kulturën e vjetër dhe të mrekullueshme të atdheut.