Studiuesit kinezë zhvillojnë model të ri të inteligjencës artificiale për parashikimet e “El Nino”-s
2023-08-03 14:59:20

Foto nga VCG

Studiuesit kinezë kanë zhvilluar një model të inteligjencës artificiale (IA) të mundësuar nga algoritme të mësimit të thellë për të parashikuar zhvillimin dhe modelin e “El Nino”-s në Paqësor.

Shkencëtarët besojnë se zhvillimi i “El Nino”-s në Paqësorin qendror mund të kenë ndikime të gjera në klimën globale, duke i bërë parashikimet e sakta vendimtare për gatishmërinë dhe reduktimin e rrezikut, bën të ditur “Xinhua”.

Bazuar në teknologjinë e rrjetit nervor konvolucionist, studiuesit nga Instituti i Fizikës Atmosferike nën Akademinë Kineze të Shkencave zhvilluan një model të të mësuarit të thellë për parashikimin e modelit hapësinor të anomalive të temperaturës së sipërfaqes së detit në Paqësorin ekuatorial.

“Ky studim tregon potencialin e inteligjencës artificiale në përmirësimin e parashikimeve të ngjarjeve të rëndësishme klimaterike si “El Nino”, që mund të kenë efekte shkatërruese në mbarë globin”,- tha Huang Ping,  autori i studimit të botuar së fundmi në revistën “Përparimet në  Shkencat Atmosferike”.

Sipas studimit, modeli i inteligjencës artificiale tejkalon modelet tradicionale dinamike në saktësi, veçanërisht në parashikimin e anomalive të temperaturës së sipërfaqes së detit në Paqësorin ekuatorial perëndimor-qendror.

Studimi sugjeron gjithashtu që një model hibrid arrin saktësi edhe më të lartë. (Elona)