Kinë - Regjistrohet rritje e të ardhurave të fondit bazë të sigurimit mjekësor në gjysmën e parë të vitit
2023-08-03 16:01:13

Foto nga VCG

Fondet bazë të sigurimit mjekësor në Kinë regjistruan të ardhura totale prej mbi 1.63 trilionë juanë (rreth 227 miliardë dollarë amerikanë) nga janari në qershor, me një rritje prej 7.6 për qind në bazë vjetore, bëri të ditur Administrata Kombëtare e Sigurisë së Kujdesit Shëndetësor, citon “Xinhua”.  

Të ardhurat e fondeve bazë të sigurimit mjekësor për punonjësit e zonave urbane ishin 1.1 trilionë juanë, një rritje prej 11.2 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Të ardhurat e fondeve bazë të sigurimit mjekësor për banorët urbanë ruralë dhe të papunët ishin rreth 530.25 miliardë juanë, një rritje prej 0.7 për qind nga viti i kaluar.  

Sipas të dhënave, shpenzimet e fondeve bazë të sigurimit mjekësor u rritën gjithashtu me 18.2 për qind nga një vit më parë në 1.3 trilionë juanë për gjysmën e parë të këtij viti. (Elona)