Foto nga VCG
Vendosja nga Shtetet e Bashkuara e më shumë subjekteve kineze në listën e zezë dhe shënjestrimi i më shumë kompanive kineze synojnë të dëmtojnë lulëzimin dhe qëndrueshmërinë e Xinjiang-ut dhe të frenojnë zhvillimin e Kinës, tha të mërkurën një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.
Në përgjigje të raporteve se Shtetet e Bashkuara shtuan të martën më shumë kompani kineze në një listë të subjekteve për "punën e detyruar" të dyshuar, zëdhënësi tha se akuza e "punës së detyruar" në Xinjiang është vetëm një gënjeshtër e madhe e përhapur nga elementet antikineze për të njollosur Kinën.
"Ajo është krejtësisht e kundërta e faktit se të drejtat e punës të banorëve të të gjitha kombësive në Xinjiang janë mbrojtur efektivisht," shtoi zëdhënësi.
Zbatimi nga Shtetet e Bashkuara i të ashtuquajturit "Akti i parandalimit të punës së detyruar të ujgurëve" mbi bazën e një gënjeshtre të tillë dëmton rregullat e tregtisë ndërkombëtare dhe qëndrueshmërinë e zinxhirëve globalë industrialë dhe të furnizimit, tha zëdhënësi. Sipas tij, vënia nga Shtetet e Bashkuara e më shumë subjekteve kineze në listën e zezë dhe shënjestrimi i më shumë kompanive kineze kanë si qëllim të dëmtojnë lulëzimin dhe qëndrueshmërinë e Xinjiang-ut dhe të pengojnë zhvillimin e Kinës.
"Ne e dënojmë dhe e kundërshtojmë një gjë të tillë dhe do të marrim masa të forta për të mbrojtur me vendosmëri të drejtat dhe interesat e ligjshme të kompanive kineze," deklaroi zëdhënësi.
Edhe Ministria e Tregtisë e Kinës u shpreh të mërkurën për këtë çështje, duke thënë se këtij veprimi të ShBA-së i mungon baza faktike e transparenca dhe se ai është një akt tipik detyrimi ekonomik, të cilin Kina e dënon dhe e kundërshton me forcë.