Foto nga VCG
Porti kufitar i Erenhot në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore ka regjistruar një numër në rritje të trenave të mallrave Kinë-Evropë këtë vit, sipas doganave lokale.
Deri më 30 korrik, porti kishte regjistruar 1800 udhëtime të trenave të mallrave Kinë-Evropë, një rritje në bazë vjetore prej 27.37 për qind, bën të ditur “Xinhua”. Në shtatë muajt e parë të vitit, trenat e mallrave transportuan mbi 2.11 milionë tonë ngarkesë, me një rritje në bazë vjetore prej 49.37 për qind.
Vlera totale e ngarkesave arriti në 28.96 miliardë juanë (rreth 4 miliardë dollarë amerikanë), duke shënuar një rritje në bazë vjetore prej 41.53 për qind.
Porti Erenhot tani shërben 69 linja trenash mallrash Kinë-Evropë, duke lidhur mbi 60 destinacione në më shumë se 10 vende. (Elona)