Kina nxjerr raundin e ri të planit të vaksinimit kundër Covid-19 për grupet kryesore
2023-08-02 14:22:33
Foto nga VCG
Task-forca e Këshillit të Shtetit të Kinës për përgjigjen ndaj Covid-19 ka nxjerrë një plan për një raund të ri të vaksinimit kundër Covid-19 për të moshuarit e vendit dhe grupet e tjera kryesore.
Meqenëse nënvariantet XBB të “Omicron” janë bërë mbizotëruese në vend, plani i jep përparësi administrimit të vaksinave që janë efektive kundër tyre për t'u përgatitur për sezonin e ardhshëm të vjeshtës dhe dimrit, bën të ditur “Xinhua”.
Plani synon grupet kryesore, duke përfshirë njerëzit e moshës 60 vjeç e lart dhe ata të moshës 18 deri në 59 vjeç me sëmundje kronike serioze, funksione më të dobëta imuniteti ose rrezik të lartë infeksioni. (Elona)
Lajmet Kryesore