Rreth 5000 persona u zhvendosën në rrethin e Pekinit për shkak të shiut të dendur
2023-08-01 14:46:50
Foto nga VCG
Rreth 5000 persona janë zhvendosur në distriktin Mentougou të Pekinit, ndërsa shirat në qytet vazhduan edhe gjatë të hënës, njofton “CGTN”.
Reshjet mesatare ishin 320.8 mm, me më të lartat 580.9 mm pasditen e të hënës.
Autoritetet lokale publikuan një buletin i cili paralajmëronte se do të kishte një rrezik të lartë të një fatkeqësie të mundshme gjeologjike, si toka apo rrëshqitje balte, në zonat e rrethit, nga mesdita e të hënës deri të mërkurën në mesditë.
Pamjet në internet të postuara nga agjencia e lajmeve “Xinhua” treguan automjete të bllokuara nga uji që vërshonte në rrugë. (Fatosi)
Lajmet Kryesore