Shfaqja Ajrore e Changchun-it përfundon me një rekord 650 000 vizitorë
2023-07-31 11:41:01

Foto nga VCG

Shfaqja Ajrore e Changchun-it përfundoi të dielën pasi tërhoqi një rekord prej 650 000 vizitorësh.

Forca ajrore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës (UÇP) tregoi aftësi të mëdha, aerobaci të mahnitshme dhe gatishmëri luftarake në veprimtarinë pesëditore në provincën Jilin të Kinës Verilindore.

Gjatë shfaqjes ajrore, avionët luftarakë, avionët e transportit dhe avionët e trajnimit, të prodhuar në mënyrë të pavarur nga Kina, kryen fluturime në formacion dhe simulim të luftës ajrore.

Në veçanti, formacioni i avionit të furnizimit me karburant në ajër "YY-20" , avionit luftarak të pakapshëm nga radarët "J-20" dhe avionit luftarak shumërolësh "J-16" të Kinës bëri debutimin e vet zyrtar.

"Jam një nxënës i vitit të dytë të shkollës së mesme në Pekin dhe jam shumë i interesuar në njohuritë e aviacionit. Ishte e mahnitshme. Në këtë shfaqje ajrore u befasova kur pashë avionin tim të preferuar luftarak 'J-16', ndërkohë që jam krenar që shoh një industri të fortë aviacioni të Kinës," tha një shikues.

Ndërsa Chen Xiaoliang, pilot, vuri në dukje: "Pas dy ditësh, ne do të festojmë përvjetorin e 96-të të themelimit të UÇP-së. Nuk është vetëm me rëndësi të veçantë përkujtimore, por edhe një arsim i gjallë patriotik për ne që të shohim ekipin e aerobacisë '1 Gushti' që kremton festën e ushtarëve tanë në këtë skenë në një mënyrë kaq unike. Shohim me emocion përshëndetjet dhe duartrokitjet e ngrohta të shikuesve në vend".

Veprimtaritë e ditës së hapur të aviacionit të këtij viti përfshinë paraqitjen e gjithsej 45 avionëve të 13 tipave në ajër dhe 137 kompleteve të pajisjeve të 96 tipave në tokë.