Shërbimet e telemjekësisë mbulojnë të gjitha qytetet kineze
2023-07-31 16:02:43

Foto nga VCG

Kina ka bërë përparim të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve mjekësore dhe aksesit të kujdesit shëndetësor, sipas statistikave të paraqitura në një konferencë kombëtare mbi zhvillimin e shëndetit të mbajtur në Jinan, provincën Shandong të Kinës lindore, njofton “Xinhua”.

Të gjithë banorët në qytetet e nivelit të prefekturave kineze tani kanë akses në shërbimet mjekësore në distancë.

Kina ka krijuar një total prej 15.000 konsorciumesh mjekësore në mbarë vendin dhe ka miratuar 125 projekte të qendrave mjekësore rajonale që mbulojnë të gjitha provincat me burime të pamjaftueshme, duke nënvizuar angazhimin e vendit për të kapërcyer boshllëqet e kujdesit shëndetësor.

Në vitin 2022, 87.71 për qind e spitaleve të nivelit të qarkut në Kinë kanë përmbushur standardet bazë të shërbimit mjekësor të vendosura nga vendi.

Për më tepër, mbi 30,000 klinika shëndetësore të qytetit dhe qendra të shërbimit shëndetësor të komunitetit në të gjithë vendin kanë përmbushur gjithashtu këto standarde të përcaktuara. (Fatosi)