Kina raporton më pak fatkeqësi gjeologjike në gjashtëmujorin e parë të vitit
2023-07-31 11:26:17

Foto nga VCG

Kina ka raportuar më pak fatkeqësi gjeologjike në gjysmën e parë të vitit sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar, treguan të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.

Gjatë periudhës janar-qershor, vendi ka raportuar një total prej 665 fatkeqësish gjeologjike, 86.4 për qind më pak në bazë vjetore dhe 70 për qind më pak se mesatarja e atyre të raportuara në pesë vitet e mëparshme, deklaroi Yu Haifeng, zyrtar në Ministrinë e Burimeve Natyrore.

Sipas tij, numri i vdekjeve dhe i personave të raportuar të zhdukur gjatë këtyre fatkeqësive gjithashtu ra 48.1 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Ai shtoi se vendi ka arritur të parashikojë 59 fatkeqësi gjeologjike në gjashtëmujorin e parë, duke shmangur viktimat e mundshme të 676 personave.

Vendi ka nisur një mekanizëm në nivel kombëtar për të monitoruar fatkeqësitë gjeologjike dhe rreziqet meteorologjike dhe ka mobilizuar 267.000 njerëz në mbarë vendin për të marrë pjesë në monitorimin e fatkeqësive dhe paralajmërimin e hershëm, tha ai. (Fatosi)