Kina përditëson reagimet e kontrollit të përmbytjeve
2023-07-31 11:03:46

Foto nga VCG

Ministria e Burimeve Ujore e Kinës përditësoi masat e fundit të reagimit për të parandaluar përmbytjet pas tajfunit “Doksuri”, tajfuni i pestë i këtij viti, njofton “Xinhua”.

Përgjigjja emergjente e Nivelit III, niveli i tretë më i lartë i sistemit me katër vivele të reagimit ndaj përmbytjeve të Kinës, u aktivizua në Pekin, Tianjin, Hebei, Shanxi, Shandong, Henan, Fujian dhe Guangdong, sipas ministrisë.

Ministria mbajti gjithashtu përgjigjen emergjente të Nivelit IV, më pak urgjent, për Zhejiang, Anhui, Jiangxi dhe Hubei.

Ministria njoftoi se ka dërguar 16 ekipe pune për të ndihmuar në drejtimin e punës së kontrollit të përmbytjeve të shkaktuara nga tajfuni në Pekin, Tianjin, Hebei, Shanxi, Henan, Zhejiang, Anhui, Fujian, Jiangxi, Hubei, Guangdong, Chongqing, Sichuan.

Ministria bëri të ditur se do të monitorojë ecurinë e tajfunit “Doksuri” dhe do të ndërmarrë në kohë masat për kontrollin e përmbytjeve.

“Tajfuni “Doksuri” është shumë më i fortë se parashikimet e mëparshme, pasi ka intensitet më të lartë, avuj uji më të mjaftueshëm dhe një shtrirje më të gjerë ndikimi”,- deklaroi ministri i Burimeve Ujore, Li Guoying, në një takim për vendosjen e masave parandaluese kundër stuhive të shiut dhe përmbytjeve të shkaktuara nga tajfuni. (Fatosi)