Tajfuni “Doksuri” prek lindjen e Kinës
2023-07-29 14:55:36

foto nga CFP

Përmbytjet në zonën malore si pasojë e tajfunit "Doksuri" në provincën Fujian të Kinës Lindore/ foto nga CFP

Tajfuni “Doksuri”, i pesti i këtij viti, preku provincën lindore kineze Fujian të premten në mëngjes, me erëra të fuqishme dhe reshje të dendura shiu.

Tajfuni preku zonat bregdetare të qytetit Jinjiang, duke sjellë stuhi deri në 50 metra në sekondë pranë qendrës së tij, sipas Zyrës Meteorologjike të provincës Fujian, bën të ditur “Xinhua”.

Prej mëngjesit të së premtes, më shumë se 416.000 njerëz në Fujian ishin evakuuar në vende të sigurta, sipas Zyrës provinciale të Kontrollit të Përmbytjeve dhe Lehtësimit të Thatësirës.

Mbi 800 anije të llojeve të ndryshme ishin kthyer në porte. Gjithsej 463 vende turistike, 11.624 kantiere ndërtimi dhe 202 terminale portuale ishin mbyllur, ndërsa të gjitha 89 rrugët e trageteve të pasagjerëve ishin pezulluar.

Fujian mbajti përgjigjen e tij emergjente të Nivelit I për tajfunin dhe shiun e dendur të premten. Disa qytete bregdetare, si Xiamen, Quanzhou dhe Zhangzhou mbyllën bizneset, fabrikat dhe shkollat.  (Irma)

foto nga CFP

Tajfuni "Doksuri" preku provincën Fujian të Kinës Lindore/ foto nga CFP

Tajfuni "Doksuri" preku provincën Fujian të Kinës Lindore/ foto nga CFP