Krahinat lindore të Kinës të prekura nga tajfuni "Doksuri"/ foto nga CFP
Autoritetet kineze ka shpërndarë 290 milionë juanë nga fondet e saj të ndihmës për fatkeqësitë natyrore, në përkrahje të operacioneve të shpëtimit në zonat e prekura nga përmbytjet dhe tajfuni Doksuri.
Nëntëdhjetë milionë juanë do t’u jepen provincave Fujian, Guangdong dhe Zhejiang, ndërsa 200 milionë të tjera do t’u dërgohen provincës Sichuan dhe rajonit të Mongolisë së Brendshme, respektivisht për trajtimin e përmbytjeve dhe thatësirës.
Kina u ka bërë thirrje edhe agjencive të saj për përballimin e përmbytjeve që të jenë në vigjilencë të shtuar për stuhitë e shiut në pellgjet përkatës të lumenjve dhe për evakuimin e banorëve nëse është e nevojshme.
Tajfuni Duksuri, i pesti i këtij viti, është shumë më i fuqishëm dhe intensiv nga sa parashikohej. (Wang Lei/ Laçi)
Krahinat lindore të Kinës të prekura nga tajfuni "Doksuri"/ foto nga CFP