Mbi 700.000 botime në Ekspozitën Kombëtare të Librit në Jinan
2023-07-29 15:54:51
foto nga CFP
Mbi 700.000 botime të llojeve të ndryshme janë paraqitur, si në internet ashtu edhe në vend, në Ekspozitën e 31-të Kombëtare të Librit në Jinan, kryeqendra e provincës Shandong të Kinës lindore, bën të ditur “Xinhua”.
Ekspozita, e përbërë nga tetë pavijone me një sipërfaqe prej 100.000 metrash katrorë, ka tërhequr më shumë se 1700 njësi botuese nga i gjithë vendi.
E planifikuar të zgjasë deri më 31 korrik, ekspozita pritet të mbajë rreth 750 aktivitete, të tilla si ekspozita të librave të përzgjedhur, printime dhe piktura novatore, intervista etj..
Në ekspozitë do të prezantohen gjithashtu aplikacionet e fuqizuara nga inteligjenca artificiale, për t'u ofruar lexuesve dhe audiencës një përvojë të re. (Irma)
foto nga CFP
Lajmet Kryesore