Konkurrenca profesionale për monitorimin e mjedisit/ foto nga CFP
Ministri kinez i Mjedisit tha se vendi ka rritur mbikëqyrjen për të përballuar dëmtimet ekologjike. Përpjekjet përfshijnë sistemin e monitorimit satelitor.
Huang Runqiu tha se Kina ka bërë përpjekje të mundimshme për të plotësuar mungesat në punët e mbrojtjes ekologjike. “Përmes veprimeve të “mburojës së gjelbër”, kemi nxitur zgjidhjen e 94 për qind të problemeve kyçe të zbuluara në zonat e mbrojtura natyrore. Numri dhe sipërfaqja e problemeve kryesore të lidhura me aktivitetin njerëzor në këto zona u pakësuan, duke ndryshuar në thelb prirjen e cënimit të mjedisit të zonave të mbrojtura natyrore.” - shpjegoi ministri.
“Mburoja e gjelbër” është një nisëm që kryhet çdo vit për forcimin e mbikëqyrjes së zonave të mbrojtura natyrore përmes operacioneve të përbashkëta ligjzbatuese. (Wang Lei/ Laçi)
Kina lëshoi raketënmbartësen me satelitin për monitorimin e mjedisit në janar 2023/ foto nga CFP
Anije vëzhguese për mjedisin ujor në sektorin Yangzhou të Kanalit të Madh/ foto nga CFP