CMG
Sensori i eksplorimit sizmik nëndetar i prodhuar në mënyrë të pavarur prej Kinës, "Haimai" ose "Pulsi i detit," u vu në funksionim në detin Bohai të enjten, duke shënuar një përparim të madh në zhvillimin teknologjik të eksplorimit me nivel të lartë të naftës dhe gazit natyror në det.
"Pulsi detar" është një pajisje e eksplorimit dhe marrjes së të dhënave sizmike nëndetare që përdor disa teknologji kyçe, duke përfshirë një qark të kapjes së zhurmave ultra të ulëta, dhe që ka forcuar zbulimin e sinjaleve të dobëta me super ndjeshmëri, sipas Korporatës Kombëtare të Naftës Detare të Kinës (CNOOC).
Pajisja është e aftë të zbulojë valë sizmike 10 000 metra nën shtratin detar, duke kapur sinjale sizmike nëndetare barsvlerëse me 1/150 e tingujve që nxjerr një mushkonjë, si edhe duke përshkruar të dhënat e rezervuarit të naftës dhe gazit me qartësi të lartë, u shpreh CNOOC.
CMG
Ruan Fuming, një ekspert teknik në CNOOC, tha për Grupin Mediatik të Kinës (CMG): "'Pulsi i detit' është i vogël në përmasë, elastik në vendosje e i përshtatshëm për një gamë të gjerë të thellësive ujore dhe ka një performancë të lartë në frekuencë ultra të ulët. Ai funksionon ashtu si pajisja e quajtur 'Qartësia', e cila mund të zbulojë rezervuarët e naftës dhe gazit mijëra metra thellë."
Mijëra prej këtyre pajisjeve janë vendosur rregullisht në pozicione të caktuara në fund të detit për të marrë sinjale të valëve sizmike dhe për t'i ruajtur e regjistruar ato në formën e të dhënave. Pasi të kryejnë detyrat, ato do të merren përsëri. Të dhënat do të shkarkohen dhe do të analizohen për të përpunuar profilet sizmike, "duke matur pulsin" e shtratit detar me saktësi.
"'Pulsi detar' jo vetëm mund të kryejë gjurmim të saktë në zonat ku zbulimi është i vështirë për pajisjet konvencionale të eksplorimit, por gjithashtu mund të vendoset lehtë në sasi të mëdha në zonat me platforma të dendura dhe struktura të fiksuara detare," i tha CMG-së Zhou Bin, ekzekutiv në Kompanisë e Shërbimeve të Fushave Naftëmbajtëse të Kinës.
"Operacioni i tij i suksesshëm do të na ndihmojë të marrim informacionin e rezervuarit të hidrokarbonit në formacione më të thella dhe struktura gjeologjike komplekse, në një mënyrë më të qartë dhe më të saktë," shtoi ai.
CMG