Kina lëshon alarmin blu për mot të keq
2023-07-28 15:41:10

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Autoriteti meteorologjik i Kinës lëshoi të enjten një alarm blu për mot të keq në disa zona të vendit. Qendra Kombëtare Meteorologjike njoftoi se deri pas mesditës së sotme, stuhitë dhe breshri do të përfshijnë pjesë të Ningxia, Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme, Heilongjiang, Jilin, Shanxi, Hebei, Anhui, Jiangsu, Hunan, Jiangxi, Zhejiang, Fujian, Sichuan, Guangdong dhe Tajvan, shkruan “Xinhua”.

Sipas qendrës, reshje të dendura shiu, por me periudha të shkurtra, deri në 60 milimetra për orë do të godasin shumicën e rajoneve të vendit, duke përfshirë pjesë të Gansu, Ningxia, Shaanxi, Mongolia e Brendshme, Heilongjiang, Jilin, Liaoning, Shanxi, Hebei, Pekin, Tianjin, Shandong, Henan, Anhui dhe Jiangsu.

Qendra ka rekomanduar reduktimin e aktiviteteve në natyrë. Anijet që operojnë ose kalojnë tranzit në ujërat e zonave të prekura këshillohen të kthehen në port ose të devijojnë rrugën.

Qendra ka sugjeruar gjithashtu kontrollimin e sistemeve të kullimit në qytete, tokat bujqësore dhe pellgjet e peshkut dhe përgatitjen për përmbytjet e shpejta, rrëshqitjet e dheut, rrëshqitjet e baltës dhe fatkeqësi të tjera.

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit me tre nivele, të koduar me ngjyra për mot të keq, ku portokallia përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga e verdha dhe bluja. (Irma)