Sulmet e vazhdueshme kibernetike ndaj Kinës zbulojnë ankthin e ShBA-së
2023-07-27 17:07:59

Foto nga VCG

Foto nga VCG

 Zyra e Menaxhimit të Emergjencave dhe Zyra e Sigurisë Publike të qytetit Wuhan bënë të ditur që Qendra Kombëtare e Reagimit ndaj Viruseve Kompjuterike dhe kompania "360" kanë monitoruar sulme kibernetike nga organizata piratësh interneti me mbështetje qeveritare jashtë Kinës. Analizat fillestare tregojnë që sulmet janë nga ShBA-ja.

 

Edhe pse mungojnë detajet përkatëse, mund të shihen ngjashmëri. Vitin e kaluar, Qendra Kombëtare e Reagimit ndaj Viruseve Kompjuterike dhe kompania "360" kanë monitoruar sulme kibernetike nga organizata të huaja piratësh interneti ndaj Universitetit Politeknik të Kinës Veriperëndimore. Sipas hetimeve përkatëse, në atë kohë, zyra TAO pranë Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA) të ShBA-së ka përdorur 41 armë të posaçme kibernetike, duke kryer mbi një mijë sulme në internet dhe duke vjedhur një grup të dhënash teknike kritike.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Dy institucionet e sulmuara janë me natyrë civile, por janë bërë objektivat e monitorimit kibernetik të ShBA-së. Kjo dëshmon atë që ka vënë në dukje Edward Snowden në vitin 2013, që ShBA-ja po tenton të bëjë monitorim të gjithanshëm në hapësirën kibernetike globale.

 

Kina është objektivi kryesor dhe viktima kryesore e rrjetit të monitorimit të ShBA-së. Në qershor 1999, studiuesi amerikan i shkencave të informacionit, Jeffrey Richelson, u shpreh në një intervistë që Kina po bëhet gradualisht  objektivi numër një i monitorimit nga rrjeti i zbulimit i Aleancës "5 Yjet". Në vitin 2015, "New York Times" njoftoi mbi kërcënimet sipas një burimi anonim në Shtëpinë e Bardhë, i cili deklaroi që "ShBA-ja ka mijëra sisteme të ndërfutura në rrjetin kompjuterik të pjesës kontinentale të Kinës".

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nga ana e ShBA-së, shtimi i monitorimit ndaj Kinës është mënyra e duhur për konkurrim strategjik. Në këtë mënyrë, pala amerikane shpreson të njohë dhe të konfirmojë "armën sekrete" të Kinës "për të arritur ShBA-në", me synim që SHBA-ja të mos kërcënohet nga rritja e Kinës.

 

Sulmet e papërgjegjshme kibernetike Kina i dënon ashpër dhe do të marrë masat e duhura për ruajtjen e sigurisë kibernetike. Të gjitha njerëzit që e duan paqen duhet të bashkohen, të kundërshtojnë hegjemoninë kibernetike dhe të përballojnë bashkë sulmet kibernetike.