foto/VCG
Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping i dërgoi të martën një mesazh kryetarit të Partisë Popullore Kamboxhiane Hun Sen, duke e uruar atë për udhëheqjen e Partisë Popullore Kamboxhiane drejt fitores në zgjedhjet e shtata të përgjithshme në Kamboxhia.
"Shohim me kënaqësi se, nën udhëheqjen korrekte të Qeverisë Mbretërore Kamboxhiane të kryesuar nga kryetari Hun Sen, Kamboxhia ka arritur qëndrueshmëri politike, zhvillim ekonomik, përmirësim të jetesës së njerëzve dhe ngritje të vazhdueshme të statusit të saj ndërkombëtar dhe rajonal. Kina, si gjithmonë, do ta mbështesë Kamboxhian në ndjekjen e një rruge zhvillimi që u përshtatet kushteve të saj kombëtare. Besoj se, nën udhëheqjen e fortë të kryetarit Hun Sen, Partia Popullore Kamboxhiane do të japë kontribute të reja dhe më të mëdha për begatinë kombëtare dhe lumturinë e popullit, si edhe për paqen, qëndrueshmërinë, zhvillimin dhe begatinë rajonale," u shpreh Xi Jinping.
Ai theksoi më tej se Kina e Kamboxhia janë një bashkësi me një të ardhme të përbashkët dhe Partia Komuniste e Kinës i kushton rëndësi të madhe bashkëpunimit miqësor me Partinë Popullore Kamboxhiane. "Unë jam i gatshëm të punoj me Kryetarin Hun Sen për të forcuar drejtimin politik të marrëdhënieve dypalëshe, për të thelluar shkëmbimet dhe bashkëpunimin ndërmjet partive, si edhe në fusha të tjera, dhe për të punuar së bashku për të ndërtuar një bashkësi me fate të përbashkëta Kinë-Kamboxhia në epokën e re me cilësi të lartë, nivel të lartë dhe standarde të larta, duke sjellë më shumë përfitime për të dy vendet dhe popujt," u shpreh kreu i shtetit kinez. (Fang Xiaoyu/Artan)